Presidenti Nallbati: E prisnim të kryesonim, në dy ndeshje luajmë sezonin!

Lufta për vendin e parë në Grupin B të Kategorisë së Dytë ka qenë e fortë gjatë gjithë këtij sezoni, me Devollin dhe Shkumbinin që kanë pasur një garë të ethshme. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica udhëheq për momentin dhe në dy ndeshjet e fundit luan në transfertë me Gramozin dhe pret Tepelenën në shtëpi. Për këto dy ndeshje, presidenti i FK Devolli, Bledjon Nallbati deklaron për SportEkspres.com  se luhet i gjithë sezoni për Devollin.

DY NDESHJET E FUNDIT – “Ne e prisnim kryesimin e grupit dhe ai erdhi në pikun e kampionatit. Tashmë jemi të përqendruar maksimalisht te dy ndeshjet e mbetura. Luajmë gjithë sezonin dhe çdo gabim na ndëshkon. Do luajmë këtë javë në Ersekë dhe presim Tepelenën, këto janë 180 minutat tona për Kategorinë e Parë”.

VAZHDIMËSIA – “Ky sezon e shpërbleu gjithë ndihmën tonë, por edhe punën që është bërë me skuadrën në tre sezone në Kategorinë e Dytë. Kemi krijuar një grup të mirë, me futbollistë cilësorë për këtë kategori. Ulja në pankinë e Stavri Nicës bëri që skuadra të tregonte më shumë vlera. Këtë do ta mbajmë deri në fund të këtij kampionatit”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online