Hysaj: Panuçi nuk ishte për Shqipërinë, e vërtetoi… Lenjani!

0

Elseid Hysaj është një ndër lojtarët më të përfolur të Kombëtares sonë për sa i përket merkatos. Shkodrani duket se do ta mbyllë aventurën e tij te Napoli dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe për “Supersport”.

Në një intervistë të dhënë për “Supersport” me gazetarin Alban Xhihani, mbrojtësi i Kombëtares zbulon se koha e tij te Napoli ka përfunduar, teksa ka folur edhe për kombëtaren dhe për ndryshimet mes ish-trajnerit Panuçi dhe trajnerit Edi Reja.

FILLIMET E HYSAJT – “Kur ika në Itali, e bëra nga deti dhe shkova në një skuadër në bregdet. Mendoj se deti na ka dhënë fat si familje.”

PANUÇI – “Kishte faj trajneri, por edhe ne, pasi nuk luajtëm mirë dhe kishim probleme me formacionin. Nuk kishte besim te ne sa ka Edi Reja dhe tani duhet të tregojmë vlerat tona si ndaj Andorrës. Kam folur dhe flas hapur. Këtu kam ardhur për të luajtur dhe për të nderuar Kombëtaren. Unë flas me futbollistët dhe e di ku është problemi. Nuk dua të vijë dikush dhe të na prishë ambientin.

NDRYSHIMI MES REJAS DHE PANUÇIT – “Reja është më i qetë dhe më i kuptueshëm. Çunat rrinë me buzëqeshje, pasi duhet të jesh diktator. Ne e dimë kur duhet të jemi profesionistë dhe kur nuk duhet. Ndryshoi formacioni dhe kishte probleme në ekip. Nuk kishim lumturi, e tregoi edhe letra e Lenjanit. Që kur iku ai, kanë ndryshuar gjërat. Edhe ai ka bërë mirë, por nuk ishte për këtë Kombëtare”.

MUNGESA E REZULTATEVE – “Nuk e di si nuk e gjetëm rrugën e duhur. Fituam me Uellsin dhe humbëm me Turqinë. Nuk po kuptoheshim në fushë dhe këtë duhet ta dinte Panuçi. Nëse nuk i bëjmë dot mirë gjërat në fushë, duhet ndërhyrje. Kualitetet i kemi dhe në Islandë shkojmë për pikë. Mungojnë shumë ndeshje dhe jemi ende në lojë”.

ISLANDA –  “Islanda kishte momentin e vet, që i eci, mirë dhe tani do të tregojmë ne veten. U bë kohë që po humbim dhe nuk po ecim dot para. Besoj se unë jam gati ta marr skuadrën, pasi e ndjej me zemër dhe luaj me qejf. Kanë respekt për mua si unë për ta”.

ANÇELOTI – “Ançeloti është shumë i mirë dhe është një nga ata që rrinë në zemër. Ka lojën e vet dhe ndoshta nuk përshtatem shumë aty. Nëse nuk shkojnë gjërat mirë do të shihet dhe do të vendoset se çfarë do të bëhet”.

E ARDHMJA E HYSAJT –  “Janë shumë skuadra dhe po lexoj si ju. Po pres skuadrën e duhur dhe momentin e duhur. Po mendoj për Kombëtaren. Jam gati për aventurë të re dhe nuk dua të qëndroj gjithmonë te një skuadër. Dua një shtet të ri dhe njerëz të rinj. Koha ime te Napoli ka mbaruar”.

SARRI – “Ai është si babai im dhe e urova pasi e meriton të fitojë diçka në futboll dhe ka nisur nga zeroja e ka arritur në finale, por nuk ka fituar. Nuk e di a shkon te Juventusi dhe nëse ka oferta, e di që ka ambicie të lartë”.

TIFOZI MË I VEÇANTË – “Fëmija im ka qenë tifozi më i veçantë. Sa herë vjen në stadium, vjen në dhomat e zhveshjes. Duhet të luaj me të çerek ore pasi e pëlqen shumë futbollin dhe më vjen mirë. Shpresoj të ketë një Hysaj tjetër, por nuk i dihet, megjithëse më pëlqen të bëhet futbollist djali im”.

PUSHIMET – “Mendoj se do të shkoj në Spanjë, pasi kam shumë shokë skuadre, si Mario Rui dhe Kajehon. Nuk e di kur do të shënoj. Duhet të pres dhe të shohim. Një gol do ta bëj, do ta fitoj një penallti dhe do ta shënoj vetë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.