Hyka asist e shtyllë, San Hoze ëndërron playoff-in

0

San Hoze Ërthkuejks është ende në garë për një vend në fazën play-off të kampionatit amerikan, pas fitores 2-1 arritur mbrëmë ndaj Portland Timbers, skuadër që mban vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, ndaj për San Hozenë është një fitore me vlerë të madhe.

Hyka, ose “Hykaçu” si e quajnë tifozët me përkëdheli, e nisi nga minuta e parë dhe dhuroi spektakël, duke krijuar golin e avantazhit, në minutën e 16-të nga Kazaishvili, dhe duke goditur edhe një shtyllë me një kthesë të bukur nga jashtë zone në pjesën e dytë.

Portland shkurtoi në minutën e 87-të, vetëm 2 minuta pasi doli Hyka, por nuk pati më gola.

Fitorja barazon San Hozenë me Real Solt Lejk në vendin e gjashtë, që shkon në play-off, ndaj në dy betejat e mbetura fitoret janë detyrim, për t’ia dalë mbanë.

Një paraqitje e shkëlqyer e Hykës, një ndër 3 më të mirët në fushë sipas votimit të tifozëve, që pas ndeshjes e kanë duartrokitur gjatë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image