Humbja tronditëse ndaj Turqisë, L’Equipe masakron Kampionët e Botës!

0

Kombëtarja e Francës mori një humbje shokuese ndaj Turqisë mbrëmjen e kaluar, teksa u mposht pastër 2-0 në transfertë. Ajo që e bëri edhe më tronditëse humbjen ishte fakti se “Gjelat“ nuk e goditën asnjëherë portën gjatë 90 minutave.

Kampionët e Botës u kritikuan shumë për paraqitjen e tyre, ku mbi të gjitha ishte presigjiozja “L’Equipe”, që kishte vendosur dhe notat e lojtarëve për këtë takim. Ndoshta janë notat më të ulëta që keni parë ndonjëherë.

Nota mesatare e Francës ishte 3.2, me Hugo Loris, që ishte i vetmi që kishte shpëtuar dhe në një farë mënyre kishte rritur mesataren. Kapiteni ishte vlerësuar me notën 7. Më pas, Pogba, Sisoko, Varan dhe Dinj, ishin më të kritikuarit, me notën 2, që zor se është përdorur ndonjëherë në vlerësime.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.