Hofenhajm i habit të gjithë, firmos rekordmeni danez

0

Hofenhajm ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit suedez Robert Skov. Futbollisti është blerë nga skuadra e Kopenhagen për shumën 10 milionë eurove, ndërsa 4 milionë euro të tjera mund të paguhen në formë bonusi.

 

Danezi ishte një ndër lojtarët kyç në fitimin  e titullit kampion të Kopenhagenit, duke vendosur një rekord të ri golash në kampionat me 29 të tillë. “Arma” më e fortë e Skov janë goditjet nga largësia dhe goditjet e dënimit. E majta 23-vjeçarit kompenson më së miri mungesën e shpejtësisë në këmbët e tij.

Skov është prej një viti pjesë e kombëtares daneze dhe Hofenhajm shikohet si klubi ideal, ku mëngjarashi mund të ketë hapësirat  e nevojshme për të treguar vetën në një kampionat shumë herë më të fortë se ai i Danimarkës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.