Godin: Unë dhe Interi ngjajmë shumë, Konte trajneri ideal

0

Diego Godin është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Lider, inteligjent, eksperiencë dhe i fortë me kokë. Uruguaiani nuk rinovoi dhe u largua pas 9 vitesh nga Atletiko Madrid.

Goditje fantastike për zikaltrit që e siguruan me kosto zero kapitenin e Uruguait dhe ish-kapitenin e ekipit të Diego Simeones. Godin ka sqaruar për Gazzetta dello Sport se pse zgjodhi Interin dhe jep mendimin e tij në lidhje me trajnerin Antonio Konte.

Unë dhe Interi ngjajmë në faktin që jemi shumë ambiciozë. Asnjë klub nuk arriti të më bindë në mënyrën se si e bënë zikaltrit. Do të provojmë të mposhtim Juventusin, por kemi nevojë për ambicie dhe shumë punë.

Konte? Më kujton shumë fare Simeonen. Antonio është një tip shumë i qartë, e di se çfarë kërkon, është i drejtpërdrejtë, me pak fjalë trajneri ideal për një futbollist“, përfundon mbrojtësi latin, i cili u hodh në fushë nga Konte në miqësoren përballë PSG-së në minutën e 65-të, duke debutuar me bluzën zikaltër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.