Historia e pabesueshme e Etosë, me 4.500 euro i ndryshoi jetën një personi

0

Sa para nevojiten për të ndryshuar jetën e dikujt? Varet nga shumë gjëra, varet edhe nga personi që ka nevojë për aq para. Ka raste kur 4.500 euro mund të ndryshojnë rrënjësisht jetën e dikujt, mjafton që të dijë si t’i investojë, ndërkohë që ajo shifër për dikë tjetër nuk është asgjë. Ky është rasti i Samuel Etosë, futbollist legjendar, një ndër më të mëdhenjtë e Afrikës dhe më tej, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, nga Barcelona tek Interi, ndërkohë që natyrisht pasuria e tij është e jashtëzakonshme.

Në një intervistë për një sit nga Bregu i Fildishtë, sulmuesi kamerunas ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë, një gjest bamirësie të para shumë viteve: “Isha në Bregun e Fildishtë me bashkëshorten dhe kur u futa në një taksi, pashë që një person i panjohur ishte ulur e po më priste. Në fillim u tremba, por ishte një person i qetë dhe i sjellshëm. Më tha që punonte si parkues makinash, që kishte shumë ëndrra e projekte, por që nuk kishte mundësi ekonomike që t’i bënte realitet”.

Përgjigja e Etosë ishte një dhuratë: 4.500 euro për atë person që nuk e kishte parë kurrë në jetën e vet: “I dhashë numrin tim, duke i thënë që do të komunikonim pas një viti, kur të kthehesha në Bregun e Fildishtë”. Kur Eto u kthye në Abixhan, në vitin 2008, e takoi sërish atë person: “Më tha që i kishte shumëfishuar paratë që i dhashë dhe më tregoi një dyqan hekurishtesh që e kishte hapur dhe e drejtonte vetë. Më bëri krenar, persona të tillë të transmetojnë dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Më pas e ndihmova sërish, duke bërë që edhe njerëz të tjerë të gjenin punë falë tij”.

Tashmë 36 vjeç, Etoo vazhdon të luajë e të shënojë dhe këtë janar la Antaliasporin (77 ndeshje e 44 gola) për të kaluar te Konjaspori, me synimin për ta ndihmuar të mbijetojë në Superligën turke.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.