Hajdareviç: Plotësova një ëndërr, luaj kudo në mesfushë

0

Astrit Hajdareviç është një nga surprizat e kombëtares për miqësoren ndaj Turqisë, sepse vetëm para pak javësh u zyrtarizua si futbollist i ri kuqezi. Mesfushori me origjinë kosovare i AEK-ut në Greqi, por për shumë vite në futbollin suedez, nuk njihej në Shqipëri për shkak të mbiemrit, por Astriti tregon: “Shumë nuk kanë pas njohur, por unë dhe familja ime e kemi mbiemrin Hajdari, por ka ndryshuar gjatë luftës”.

Ambientimi në kombëtare po ecën shumë mirë: “Më kanë pritur mirë të gjithë, jam i kënaqur. Kam pritur prej disa vitesh këtë ftesë, jo vetëm për mua, por dhe për familjen time. Jam i kënaqur që jam këtu, dhe do të jap gjithçka. Kam luajtur për Suedinë për disa vite, kam qenë kapiten atje. Ka qenë e vështirë pasi jam rritur në Suedi, por unë ndihem si shqiptar dhe gjithmonë e kam thënë dhe do ta them.

Është shumë e lehtë për të hyrë në këtë grup. Gjithkund ka konkurrencë. Nuk ka asgjë të re, dhe shpresoj që të luaj disa minuta për të treguar kualitetin tim”.

Pozicioni në fushë: “Kam luajtur si mesfushor ofensivë, si 10, por mund të luaj si numër 8 ose 6”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image