Habia e madhe: Felaini paguhet më shumë se… De Gea!

Maruan Felaini është rikthyer të ketë një vend titullari te Mançester Junajtid. Pas tre javëve të para, ku belgu erdhi në lojë nga stoli në kampionat duket se çdo gjë tani ka ndryshuar. Mesfushori 30-vjeçar mbështetet shumë nga Zhose Murinjo dhe tre ndeshjet e fundit në Premier Ligë, është aktivizuar për 90 minuta.

Gjithsesi, një lajm që ka bërë jo pak bujë në mediat angleze është se, pikërisht Maruan Felaini është bërë lojtari i katërt më i paguar tek “djajtë”, duke lënë pas emra si De Gea, Marsial, apo dhe Rashford. Belgu thuhet të përfitojë diçka më shumë se 150 mijë stërlina në javë, pas taksave.

Vetëm Aleksis Sançez, Romelo Lukaku dhe Pol Pogba paguhen më shumë se Felaini, i cili kujtojmë gjatë merkatos së verës kërkoi me ngulm të largohej nga “Old Traford”, por ishte pikërisht Zhose Murinjo, ai që këmbënguli për ta mbajtur mesfushorin. Duket se tekniku portugez e ka në planet e tij 30-vjeçarin që papritur është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *