Pesë vjet pritje, legjenda e golfit kthehet te suksesi

Klasi mbetet, edhe pse për të fituar një kampioni ndonjëherë i duhet të presë gjatë. Kjo ka ndodhur me Tajger Uds, yllin e golfit, i cili u kthye te triumfi pas 1,876 ditëve. Praktikisht, më tepër se pesë vjet pritje për të rigjetur suksesin.

Katër operacione në shpine, shumë probleme në jetën personale. Numri një i padiskutueshëm i golfit priti shumë gjatë, por i’a doli të rikthehej në “Tour Championship”. Edhe tifozët e pritën këtë sukses. Madje e shoqëruan gjatë gjithë rrugës, deri në gropën numër 18. Një turmë e jashtëzakonshme në numër dhe shumë entuziaste.

“Këto dy vite kanë qenë shumë të vështirë”, tha Tajger Uds, që nuk e fshehu as faktin se pas triumfit ishte gati të shpërthente në lot: “Doja vetëm të qaja. Lotët ishin gati të më rridhnin, por e mbajta veten”.

Një rrëfim prekës ai i njeriut që për vite me radhë dukej i pathyeshëm. Tashmë Tajger Uds është kthyer të fitojë dhe ngjitet në kuotën e 80 sukseseve, duke i’u afruar rekordit me 82 turne të fituar nga Sem Sneid. Me fitoren e regjistruar, ylli i golfit është shndërruar edhe në favorit për të triumfuar në Masters të muajit prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online