Grumbullohet Laçi, nesër nis faza përgatitore

0

Laçi i ka dhënë fund përgatitjeve për këtë javë, për t’u rikthyer në fushën e blertë ditën e hënë. Trajneri Stavri Nica e ka parë të arsyeshme të kenë një ditë pushim para nisjes së fazës përgatitore. Me fillimin e javës së ardhshme kurbinasit do të nisin përgatitjet intensive. Skuadra do të grumbullohet dhe për afro dy javë do të përgatiten nën një program të detajuar stërvitor. Përgatitjet do të vijojnë në Kamzë, ku bardhezinjtë janë stërvitur gjatë kësaj periudhe. Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm janë të mëdha dhe puna ka nisur prej kohësh. Gjatë kësaj periudhe Laçi do të planifikojë dhe disa miqësore të tjera, teksa deri më tani i ka zhvilluar pesë, me Teutën, Lirinë, Lushnjen, Kamzën dhe Vllazninë.
MERKATO
Kurbinasit kanë bërë disa lëvizje në merkato, teksa goditja është sulmuesi Rexhinaldo që vjen nga Luftëtari, ndërkohë që së fundmi u arrit marrëveshja për rinovimin me Ansi Nikën. Pjesa tjetër e futbollistëve të afruar janë elementë të rinj, me moshë maksimale 21 vjeç. Nga Partizani ka ardhur Vatnikaj dhe Smaçi, ndërkohë që ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare nigerian Ejoh, që vjet ishte pjesë e Dinamos. Pjesë e ekipit janë bërë edhe të rinj të tjerë si Xhixha, Bushi dhe Kaloshi, ky i fundit i ardhur nga skuadra e Korabit.

LËVIZJET E DERITANISHME TË LAÇIT
Afrime: Sherif Kallaku (Kremoneze), Jurgen Vatnikaj (Partizani), Efiong Ejoh (Dinamo), Rexhinakdo (Luftëtari), Emrush Kaloshi (Korabi), Redon Xhixha (Shkëndija Tr.), Erisildo Smaçi (Partizani), Ded Bushi (Laçi U19)
Largime: Emanuel Mensah, Bruno Lulaj, Serxhio Zhunior, Elton Vata, Thomas Niameke, Blazho Rajoviç, Bekim Dema, Emiljano Hysi, Drilon Musaj

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here