Goditje dyshe e Brooklyn Nets, firmosin Durant dhe Irving

Të dy basketbollistët kanë firmosur kontrata 4-vjeçare

0

Kevin Durant nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Golden State Warriors. Sipas medies amerikane “ESPN”, basketbollisti i njohur ka pranuar ofertën e Brooklyn Nets. Kontrata 4-vjeçare me skuadrën lindore shoqërohet me një shumë marramendëse prej 164 milionë dollarësh.

Megjithatë, fansat e Nets duhet të tregohen të duruar për të parë Durant në parket. Basketbollistit i duhen të paktën tetë muaj kohë për t’u rikuperuar nga një dëmtim në tendinin e akilit.

Megjithatë Brooklyn Nets nuk janë mjaftuar vetëm me Durant. Ylli tjetër që do t’i bashkohet skuadrës nga New York është Kyrie Irving, i cili do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me vlerë 141 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.