Gjykata e Moskës merr vendimin për Kokorin dhe Mamaev

0

Në muajin tetor futbolli rus u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku Pavel Mamaev dhe Aleksandër Kokorin, dhunuan një zyrtar të Ministrisë së Industrisë dhe një shofer të një kanali televiziv dhe tashmë të dy lojtarët janë në paraburgim.

Ditën e sotme Gjykata e Moskës vendosi që të dy lojtarët do të vijojnë të jenë në paraburgim deri më 8 shkurt 2019, në pritje të një vendimi përfundimtar. Dy futbollistët kanë një karrierë të madhe në Rusi, sidomos me kombëtaren, ku ka qenë dy lojtarë mjaft të rëndësishëm.

Tashmë karriera e të dy miqve të ngushtë, ka marrë një rrjedhë ta pabesueshme, ku rrezikohen deri në shtatë vite burg, gjë që do ta mbyllte përfundimisht karrierën e të dyve në futbollin e luajtur.

Pavel Mamaev

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.