Gjici: Pezullimi i domosdoshëm, nuk mund të vazhdohej kështu

Presidenti i Kukësit Safet Gjici ka folur në lidhje me pezullimin e aktiviteteve futbollistike në Shqipëri në një intervistë për “Supersport”.

Krahas çështjes së bojkotit të arbitrave, numri një i klubit verilindor propozoi dhe një ndryshim në ligjin për sportin duke parë gjendjen e rënduar të bilanceve të klubeve shqiptare.

BOJKOTI – “Nuk është normale pezullimi i ndeshjes, por pas ngjarjes që ndodhi në Kamzë, duhet një mbledhje e të gjithë aktorëve, për të bërë diçka, pasi nuk mund të vazhdohet kështu.”

POLICIA – “Kompanive të sigurimit nuk ua lejon ligji të përdorin të njëjtin autoritet e policisë së shtetit. Pra ose duhet që të bëhet ligji për t’u dhënë policive private për të vepruar njësoj si policia e shtetit, ose përndryshe të rikthehet policia”.

LIGJI – “Policia dhe ligji duhet të veprojë fort për të ndëshkuar fort tifozët problematikë që shkaktojnë probleme të mëdha të klubeve. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, qoftë për tifozin e thjesht e deri te presidenti i klubit”.

LEHTËSIRA FISKALE  – “Duhet një ligj i ri për sportin. Klubet shqiptare në përgjithësi janë me humbje. S’kemi asnjë lehtësi fiskale. Duhet diçka që realisht të ndihmon klubet. Një lehtësi tatimore a diçka e tillë”.

TITULLI – “Jemi 6 pikë larg Partizanit, ndërsa në Korçë do të shkojmë për marrë një rezultat të pozitiv”.

STADIUMI I RI “Dua të falënderoj qeverinë dhe federatën për fondet për stadiumin e ri. Të gjithë përfshi kryetarin e bashkisë duhet të kuptojnë se stadiumi nuk bëhet për mua personalisht dhe as për atë. Ai zotëria duhet të kuptoj se fundja e fundit ai stadium Kukësit po i vjen për shkak të ecurisë që ka bërë në vitet fundit falë shpenzimeve tona pa pasur mbështetjen e bashkisë në asnjë moment”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *