Gjendet fajtori i katastrofës bardhezi, tifozët nuk e durojnë më këtë stil loje

0

Humbja kundër Ajaksit i ka befasuar jashtë mase tifozët e Juventusit. Një surprizë e hidhur për ta, të cilët ishin të bindur që ky ishte viti i duhur për t’u rikthyer te triumfi në Europë. Të paktën Ajaksin mendonin se do ta kalonin, por “Harkëtarët” nuk bëjnë shaka sivjet.

Shumica e tifozëve bardhezinj e kanë gjetur fajtorin, ndërsa një pjesë pranojnë dominimin e holandezëve dhe urojnë kundërshtarin. Zhgënjimi është i madh në Torino dhe gjithkund ku rrahin zemra për “Zonjën e Vjetër”.

Pavarësisht se presidenti Anjeli ia hoqi përgjegjësitë e eliminimit dhe konfirmoi besimin për të, tifozët dëshirojnë largimin e Maks Alegrit. Në rrjetet sociale ka lindur nisma “Alegriout”, ndryshe Alegri jashtë!

Trajneri livornez dhe stili i kujdesshëm i lojës së tij shihen si “e keqja” e këtij Juventusi nga tifozët. Të gjithë janë lodhur nga besnikëria e Juves ndaj skemave defensive dhe futbollit aspak guximtar, edhe pse ekipi ka potencial dhe kualitet për të zhvilluar një futboll shumë herë më tërheqës dhe atraktiv.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.