Gafë absurde në Çmimin e Madh të Kanadasë, gara mbaroi para kohe

0

Sebastian Fetel fitoi Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 duke dominuar totalisht, ndërsa gara në tërësi ishte pa emocione të mëdha, sepse tre pilotët që e nisën të parët e përfunduan në të njëjtat pozicione, pa lëvizur gjatë garës.

Megjithatë, në xhiron e parfundit ndodhi diçka qesharake dhe absurde: një modele e njohur kanadeze, Uini Harlou, nxorri flamurin që sinjalizonte përfundimin e garës,pasi kështu iu tha nga zyrtarët që kontrollonin garën!

Fetel komunikoi me Ferrarin, duke thënë që ta ulin flamurin sepse gara nuk kishte mbaruar. Për fat, pilotët vijuan garën normalisht dhe tifozët nuk e kuptuan çfarë ndodhi, sepse mund të ndodhte edhe ndonjë tragjedi, nëse dikush futej në pistë si është zakon kur përfundojnë garat.

Në faqen e vet në Twitter Formula 1 e mori me humor, duke e quajtur një keqkuptim, ndërsa shtonte që nuk ndodhi asgjë serioze, por në të vërtetë situata nuk ishte aq e thjeshtë sa u duk dhe më pas Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit bëri autokritikë, duke e quajtur një ngjarje të shëmtuar, që meritonte një analizë të thellë.

Së pari, rregullorja thotë që nëse flamuri i mbylljes së garës valëvitet para kohe, atëherë gara quhet e mbyllur një xhiro para se flamuri të shfaqej në pistë.

Për fat, dje nuk pati ndryshime në renditje në dy xhirot e fundit, por duke qenë se ato u dogjën nga gafa me flamurin, e imagjinoni vetë çfarë do të ndodhte, nëse për shembull Fetel humbiste kreun në xhiron e fundit, apo një a më shumë pilotë dilnin nga gara në dy xhirot e fundit. Renditja do të ndryshonte rrënjësisht dhe do të quhej një garë e falsifikuar, duke bërë që të humbiste tërësisht besueshmëria e një sporti që në dekadën e fundit nuk është se ka pasur rritje.

Përveç kësaj, në xhiron e fundit Daniel Rikardo regjistroi xhiron më të shpejtë të garës, por ky rekord iu fshi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.