Fundi për “zemra të forta”, Kroacia kalon me heroin Subasiç!

Dy gola të shpejtë dhe më pas… ekuilibër total, thuajse mërzi, për t’u rindezur më pas në kohën shtesë, kur Kasper Shmajkëll priti penalltinë e Luka Modriçit, teksa kulmi arriti në llotarinë e 11-të metërshave… Danimarkë-Kroaci na dhuroi emocione në fillim dhe në fund, teksa në mes u kënaqëm me vetëm lojë apatike dhe kaq…

Golit të Jorgensenit që pas vetëm 1 minute lojë iu përgjigj Mario Manxhukiç pas vetëm 3 minutash. Më pas, raste për kroatët, që megjithatë nuk arritën të finalizonin.

Në pjesën e dytë asgjë nuk ndodhi, deri në kohën shtesë. Dy pjesë gjithashtu pa emocione, teksa skuadrat mendonin për penalltitë. Më pas, 11-të metërshi i dhënë për pengim ndaj Rebiçit në zoneë, por neutralizimi i Shmajkëllit. Te llotaria, më pas, dy portierët protagonistë, me danezin që priti dy dhe kroatin që priti tre.

Kroacia kalon më tej, duke barazuar arritjen e vitit 1998, ndërsa Danimarka kthehet në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *