FOTO | “Kur nuk ke ku i çon paratë”, Mejuedhër mes luksit të shfrenuar

0

Boksi është një nga sportet më të dhunshme, por dhe më fitimprurës. Flasim për ata sportistë që garojnë në nivele të larta. Floid Mejuedhër është padyshim një legjendë në boks pasi nuk njeh asnjë humbje në 50 ndeshjet që ka zhvilluar.

Të ardhurat e tij kanë qenë marramendëse, diçka që kuptohet dhe nga luksi i shfrenuar që e rrethon Mejuedhërin. Së fundmi boksieri ka shpenzuar jo pak por plot 7.8 milionë paund për të ndërtuar një vilë siç ai e do, me 11 dhoma, 14 banja, pishinë të brendshme dhe të jashtme, palestër gjigante si dhe një garazh nëntokësor shumë të madh, ku të parkojë të gjitha makinat e tij të shtrenjta, të cilat janë nga më të ndryshmet dhe të kushtueshmet.

Shtëpia e re ndodhet në Las Vegas dhe që në hyrjen e saj mund të shihet se sa shumë është kujdesur boksieri për të pasur gjithçka perfekte. Kësaj i thonë të mos kesh ku t’i çosh lekët, pasi vërtetë duket një luks i tepruar, edhe pse Mejuedhër asnjëherë nuk ka nguruar që të mburret me pasurinë e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.