Florentino Perez sulmon Federatën spanjolle: Reagim absurd, duan të na ulin prestigjin

Reali i Madridit ka prezantuar sot trajnerin Lopetegui, i cili la dje drejtimin e Spanjës mes polemikave pa fund, sepse Federata Spanjolle e pushoi nga puna sapo Reali publikoi firmën me të.

Ndoshta Federata u nxitua, por Lopetegui ishte nën kontratë deri në 2020 dhe nuk ishte normale sjellja e Realit, që duhej të priste deri në fund të Botërorit.

Gjithsesi, Florentino Perez nuk ka ndërmend të kërkojë falje apo të bëjë autokritikë, sepse sot ka sulmuar ashpër Federatën Spanjolle.

“Largimi i Lopeteguit ishte një vendim absurd, një reagim krenarie pa kuptim.

“Nuk ekziston asnjë arsye që të justifikojë pushimin nga puna të tij, ai duhej të ishte sot në stolin e Spanjës.

“Është  e qartë që përfitojnë nga çdo mundësi për të ulet prestigjin e Realit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *