“Salah, thuajse 100% gati për nesër”

Trajneri i Egjiptit, Hektor Kuper, ka deklaruar se Mohamed Salah do të jetë “thuajse 100%” në fushë nesër, në sfidën kundër Uruguait.

Ylli i Egjiptit u dëmtua në finalen e Champions League në shpatull dhe nuk ka luajtur që atëherë, por riaftësimi ka ecur mbarë.

“Mund të them me bindje thuajse 100% se Salah do të jetë në fushë nesër, nëse nuk ka të papritura. Mjekët ia kanë lënë atij në dorë dhe e njoh Salah, ai nuk ka frikë. E dimë që rrezikojmë, por nëse ai vendos të luajë, do të thotë që ndihet në formë perfekte. Vetëm nëse del ndonjë problem i momentit të fundit, do të shohim për zgjidhjen”, tha Kuper, i cili shpreson shumë të kontributi i yllit të vet, pasi fitorja e Rusisë sot ka shtuar presionin dhe humbja ndaj Uruguait mund të jetë fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online