Flamurtari “humb” mbrojtësin, Daja e ka zgjidhjen

Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Teutës në shtëpi. Një takim i mbushur me polemika për gjykimin, që nuk nxori fitues. Në Vlorë duhet ta harrojnë sfidën me durrsakët dhe të mendojnë për të radhës kundër Kukësit.

Do të luhet në fushë asnjanëse dhe pritet të jetë një përballje mjaft interesante. Për këtë takim trajneri Ilir Daja duhet t’i bëjë llogaritë pa Emiljano Mustën. Mbrojtësi nga Elbasani u ndëshkua me karton të verdhë dhe për këtë javë është i pezulluar, pasi plotësoi numrin katër të të verdhëve.

Gjithsesi për stafin teknik të Flamurtarit nuk mungojnë alternativat. Blerim Kotobelli është i gatshëm ta nisë nga minuta  e parë. Mbrojtësi u mor në verë nga Partizani dhe ishte projektuar si titullar, por Daja javët e fundit ka preferuar Mustën para tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *