Fili e mbyll me Skënderbeun: Ju tregoj arsyet e largimit!

Realdo Fili e ka mbyllur me Skënderbeun. Sulmuesi anësor në verë shkoi në Korçë me pretendime të mëdha, por në asnjë moment nuk e pa veten në qendër të vëmendjes. Fieraku në ndeshjene fundit u preferua si titullar nga trajneri Orges Shehi, por më e mira e menduar nga ai ka qenë që ta mbyllte aventurën e tij me Skënderbeun tani.

Kështu ka ndodhur dhe Fili ka dhënë edhe një intervistë për “SportEkspres.com”. Ai flet për aventurën me fanellën bardhëkuqe dhe tanimë pret të nisë një eksperiencë të re. Ofertat nuk i mungojnë dhe shumë shpejt do të zgjedhë edhe skuadrën e tij të re.

INTERVISTOI: VLADIMIR PRENGA

Realdo, në verë pranuat t’i bashkoheshit Skënderbeut dhe luajtët pak. Sa ndikoi fakti që u bashkuat vonë me ekipin në aktivimin tuaj?
-Mendoj se ndikoi, pasi u bashkova me ekipin pas fazës përgatitore dhe ekipin e gjeta të formuar në njëlloj mënyrë.

Çfarë mendoni se nuk ka shkuar gjatë kësaj periudhe, pasi realisht tre ndeshje titullar nuk është ajo çka ju keni pritur?
-Mendoj që me ka munguar besimi i trajnerit, pasi pritshmëritë dhe besimi te vetja nuk më kanë munguar asnjëherë.

Përfundimi i kontratës me Skënderbeun, erdhi më së shumti për shkak të hapësirave, apo kishte ndonjë arsye tjetër?
Shkaku kryesor ishte sepse kërkoja më shumë hapësira dhe më shumë besim.

A mendoni ta rinisni nga një ekip me një profil më të ulët, ku edhe mund të keni mundësinë të luani dhe të tregoni vlerat e tuaja?
-Kam oferta të ndryshme dhe do vendos në ditët e ardhshme për çdo veprim që do bëj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *