FIFA kërcënon: Doni Ligë Europiane? Përjashtim nga çdo kompeticion!

Javën e shkuar revista gjermane Der Spiegel raportoi se Bajerni dhe presidenti i klubit bavarez Karl-Hainc Rumenige janë vënë në krye të disa prej klubeve më të fuqishëm në Europë, që po mendojnë krijimin e nnjë kompeticioni të ri.

Ky kompeticion, një Ligë evropiane me klubet më të mëdhenj e më të pasur, synon të krijojë një kampionat vetëm për klubet gjigante, duke maksimizuar fitimet dhe duke kënaqur ata tifozë që janë të lodhur nga përballje të tipit Real Madrid-Leganes apo Juventus-Chievo.

Megjithatë, këto plane bien ndesh me FIFA-n dhe UEFA-n, që kanë kompeticionet e tyre dhe janë qeveritë e futbollit në botë e Europë, ndaj presidenti i FIFA-s Xhani Infantino ka lëshuar një paralajmërim të fortë, që me siguri do të ndalë çdo plan lige të re.

“Gjithë ata lojtarë që do luajnë në kompeticione që nuk njihen nga FIFA, do të përjashtohen nga Kupa e Botës. O je brenda, o je jashtë.

“Nëse ka lojtarë që nuk luajnë në kompeticione të organizuar nga ne, atëherë nuk do të luajnë në asnjë kompeticion tonin – kampionatet, kompeticionet e konfederatave, Europian dhe Kupë Bote”, tha Infantino.

“Nuk ka rrugë të mesme, një këmbë andej e një këtej. Kemi Kupën e Botës për Klube, ndoshta aty klubet fitojnë më pak, por nëse pastaj i japim 1 milion dollarë Haitit që nuk ka asgjë, apo Mongolisë që ka tre zona kohore dhe vetëm 2 fusha futboll, atëherë mendoj se kështu duhet të veprojmë”, tha drejtori ligjor i FIFA-s, Alasdeir Bell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *