Festë në Berat, stadiumi hapet për derbin e madh

Këtë fundjavë në Berat luhet Tomori-Naftëtari dhe është një derbi i zjarrtë, përtej renditjes dhe synimeve të ekipeve.

Lajmi i madh në Berat është se stadiumi Tomori më në fund është gati dhe do të hapet pikërisht për këtë superndeshje.

Klubi beratas informon se inspektori i FSHF-së, z.Eduard Gjini, pasi ka parë nga afër punimet, është shprehur se puna e zhvilluar ka qenë e standardeve të larta dhe ky stadium i përmbush të gjitha kriteret e mundshme.

Fusha e re është tashmë 100% gati dhe të shtunën në 13.00 do të luhet derbi i prefekturës, ndërsa klubi ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas, përveç tribunës qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *