Voltana Ademi, nga pranvera e bukur, te dimri i madh

Që Vllaznia është në krizë të thellë, këtë tashmë e di i madh e i vogël. Skuadër e dobët, ambient i përçarë, tifozeria ka braktisur stadiumin, menaxhimi është mediokër dhe buxheti nuk merret vesh realisht sa është e ku shkon.

Ajo që të gjithë e thonë me bindje të plotë është: Vllaznisë i duhet një president i vërtetë, një që të merret me futbollin 24 orë, të hedhë para edhe nga xhepi i vet dhe të njohë skuadrën dhe kampionatin.

Në Shkodër ka disa persona të tillë, të aftë ta bëjnë këtë punë, por një prej tyre nuk është Voltana Ademi. Kryebashkiakja e Shkodrës, nuk është për të ardhur turp, nuk ia ka idenë futbollit dhe nuk ka as kohën për t’u marrë me të. Edhe shpenzimet për futbollin, që janë shumë të mëdha, shihen shtrembër nga pjesa e qytetit që nuk mendon vetëm për sport.

Vetëm në prill Ademi shkruante në Facebook, pas një barazimi kundër Partizanit, që e ngjiti Vllazninë në vendin e katërt për pak ditë.

Ajo shkruante se falë menaxhimit të mirë të buxhetit erdhi ai rezultat për shkodranët, edhe pse ndoshta nuk e dinte qe kampionati donte edhe dy muaj që të mbaronte. Për fat të keq, realiteti nuk ishte dhe nuk është ai që shkruan kryebashkiakja dhe tashmë, pas Tiranës, edhe një gjigant i futbollit shqiptar rrezikon seriozisht të provojë ferrin e rënies nga kategoria. Sa nuk është vonë, duhet ndryshim, përndryshe Dimri i madh që po afron do të jetë shumë i gjatë për Vllazninë.

“Bravo Bravo Vllaznia!

Pas pesë vitesh, arritëm të kapim vendin e katërt! Akoma më shumë do të ecim në të ardhmen!

Si arritëm nga fundi në vendin e katërt?! Shumë thjesht! Bëmë një buxhet për Vllazninë që nuk e kishte pasë asnjëherë, menaxhuam mirë paratë, zgjodhëm trajnerin, lojtarët dhe stafin e duhur! Tifozët e mrekullueshëm shkodranë na mbështetën!

Sot të gjithë po festojmë arritjet!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online