Ferrari në zi, vdes ish-presidenti Markione

0

Ish-shefi ekzekutiv dhe presidenti i Ferrarit, Serxhio Markione, një ndër njerëzit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në transformimin e Ferrarit në një ndër skuadrat më të forta në Formula 1, është ndarë sot nga jeta. Markione ishte punësuar në vitin 2004 për të shpëtuar FIAT-in nga kriza e thellë. Në atë kohë prodhuesi i famshëm i makinave kishte vlerë 7.5 miliardë dollarë në treg, tani Markione lë Fiat, Chrysler dhe Ferrari që vlejnë 10 herë më shumë.

Fiat Chrysler Automobiles (FCA) kishte lajmëruar të shtunën se 66-vjeçari kishte lënë gjithë rolet e tij brenda kompanisë, për shkak të ndërlikimit shëndetësor, pas një operacioni në shpatull.

Situata u bë dramatike ditët e fundit dhe sot presidenti i ri, Xhon Elkan, ka konfirmuar vdekjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm të Ferrari, një ndër menaxherët më të shkëlqyer në historinë italiane, i cili prej ditësh ishte i shtruar në Zyrih.

“Për fat të keq, ajo që kishim frikë ndodhi. Serxhio Markione, njeriu dhe miku ynë, u nda nga jeta. Mendoj se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e tij është të të nxjerrim mësime dhe të punojmë duke ndjekur shembullin e tij. Unë dhe familja ime do i jemi përgjithmonë mirënjohës për atë që ka bërë dhe i qëndrojmë pranë familjes së tij”, tha Elkan, i cili ka qenë deri tani presidenti i Exor, kompania e familjes Anjeli, ndërsa tani e tutje bëhet numri 1 i Ferrarit, me Majk Menli që bëhet shefi i ri ekzekutiv.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.