Zyrtare: Mlladen Milinkoviç, trajner në Azerbajxhan

0

Mlladen Milinkoviç në dhjetor u largua nga Kukësi, ndërkohë që më parë në Shqipëri kishte drejtuar skuadrën e Luftëtarit, ku edhe ra në sy me punën e tij. Trajneri serb ishte një kandidat për të marrë drejtimin e Partizanit, por të kuqtë në fund zgjodhën  të bashkëpunojnë me Skënder Gegën.

Gjithsesi për Milinkoviç gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar ofertat, por ai ka pritur një serioze dhe që të kënaqë kërkesat e tij në çdo aspekt. Tashmë është zyrtarizuar si trajneri i Keshla në Azerbajxhan.

Sikurse njoftohet, kontrata e Mlladen Milinkoviç do të zgjatë deri në fund të sezonit. Keshla, për të gjithë ata që dëgjojnë për herë të parë, është emri i ri i Inter Baku, klub që ka pësuar pasur probleme financiare dhe ndryshoi emrin, logon dhe ngjyrat në tetor të vitit 2017.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.