Fanatics feston ditëlindjen, e uron edhe Tirana

0

Grupimi i famshëm i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, mbush sot 12 vjeç. I krijuar në vitin 2006, Fanatics ka pushtuar skenën e tifogrupeve në Shqipëri, duke pasur një numër të madh anëtarësh, një organizim perfekt dhe një prani të dukshme edhe në ndeshjet jashtë fushe, një problem i madh për futbollin shqiptar, historikisht.

Në vitet e fundit Fanatics nuk janë përqendruar vetëm te misioni i tyre primar, mbështetja e skuadrës në stadium, sepse kanë nisur një luftë të egër me presidentin e Tiranës Refik Halili, i cili cilësohet si fajtori i madh për zbritjen e Tiranës nga kategoria.

Megjithatë, sot edhe Tirana nëpërmjet faqes së vet zyrtare ka uruar Fanatics, pasi fundja klubi nuk mund të qëndrojë indiferent dhe Fanatics e Tirana kanë një lidhje tepër të fortë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.