Erjona Sulejmani dhe ndarja me Blerim Xhemailin: Isha si në një kafaz të artë, futbollistët nuk ia vlejnë

0

Erjona Sulejmani para pak vitesh u bë e njohur për faktin se u martua me Blerim Xhemailin, futbollistin e famshëm shqiptar lindur në Maqedoni, përfaqësues i Zvicrës në nivel kombëtaresh. Natyrisht, një bashkëshorte futbollisti, për më tepër shumë tërheqëse si Erjona, nuk mund të kalonte pa rënë në sy dhe në Euro 2016 fotografët e gazetave e revistave, por edhe telekamerat në stadiumet franceze, ishin fokusuar te bukuroshja shkodrane, që jeton në Itali prej moshës 10-vjeçare, ndaj duket më shumë italiane se shqiptare. Martesa me Xhemailin solli në jetë një djalë, por më pas lidhja nuk funksionoi, Erjona dhe Blerimi morën rrugë të ndryshme dhe secili jep versionin e vet se kush ka të drejtë dhe kush e ka tjetrin. Gjithsesi, këto ditë Erjona është kthyer në atdhe dhe ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine” të Alban Dudushit, ku ka folur për gjithçka, duke rrëfyer arsyet e ndarjes dhe idetë e saj për botën e futbollit, paratë, avantazhet dhe problemet që ka lidhja me futbollistët.

– Erjona, pse u ndave me Blerim Xhemailin?

– Në Itali isha si në një kafaz të artë. Kisha paratë, por jo lumturinë. Kam bërë shumë gjëra për të cilat jam penduar, kam refuzuar kontrata pune për hir të dashurisë. “Isola dei famosi”, “Grande Fratello VIP”, programe mjaft të ndjekura në Itali, jam detyruar t’i refuzoj. Kur u njohëm me Blerimin, ishim shumë të lirshëm, sepse unë punoja si modele.

– Si u njohët?

– Ne jemi njohur bashkë në Milano, para rreth 5 vitesh, ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e dija që ishte futbollist, më kishte shkruar që ishte gazetar dhe donte të më bënte një intervistë. Kur u takuam, u habita sa i bukur ishte dhe më pas më tha që nuk ishte gazetar. Nuk merrja fare vesh nga futbolli dhe as nga futbollistët. Më pas u lidhëm bashkë, u martuam, kemi një fëmijë. Kemi bërë 3 dasma, një në Shkodër, sepse jam shkodrane. Dasma e dytë në vendlindjen e tij dhe më pas dasma e tretë në Tetovë, me shoqërinë e të afërmit.

– Si ndryshoi jeta jote pas martesës?

– Natyrisht, martesa ndryshon shumë gjëra, futbollisti lëviz gjatë gjithë kohës, ndeshjet, transferimet, e kam ndjekur në çdo ekip ku ka shkuar, u ktheva në shtëpiake, pasi nuk kisha mundësi të vazhdoja të punoja. U mora me jetën e përditshme, punët, fëmijën, por puna më mungonte shumë. Nuk mund të jetosh pa punë, thjesht në shtëpi, pa pasur asnjë gjë për të bërë. Kam refuzuar gjithë paratë prej tij, nuk dua asgjë prej tij, kam rifituar gjithçka me forcat e mia. Procesi i divorcit është ende i hapur, nëse Blerimi do paguajë, do ta bëjë vetëm për rritjen e fëmijës së tij, unë nuk kam kërkuar asgjë prej tij.

– Deklaratat e tua për futbollistët kanë hapur shumë debate.

– Nuk i njoh të gjithë, nuk kam provuar futbollistë, të mos ngatërrohemi, por njoh shumë nga bashkëshortet e tyre, ne bisedojmë gjithnjë. Kam thënë që ‘nuk kam njohur bashkëshorte futbollistësh të kënaqura nga partnerët’, por më pas deklarata u transformua në media. Nuk ishte një deklaratë që ndikoi në marrëdhënien mes nesh, nuk ka lidhje, marrëdhënia ishte në krizë prej kohësh. Nuk ka rëndësi kush e la tjetrin, por pas marrjes fund të lidhjes ka pasur shumë fjalë e deklarata, ndaj mund të them që e kam lënë unë.

– Si ndihesh tani?

– Tani jam e lirë, liria dhe lumturia nuk blihen me lekë. Paraja është rëndësishme në jetë, por jo gjithçka, nuk të jep lumturi. Askush nuk duhet të ndihet totalisht e varur nga një person, unë nuk kisha zgjedhje tjetër sepse ne lëviznim çdo 6 muaj ose një vit nga një klub në tjetrin. Tani jam u lumtur që kam një fëmijë, por nuk ia vlen absolutisht të jesh e martuar me një futbollist. Vajzat ëndërrojnë futbollistët, por nuk ua këshilloj të mendohen mirë, të mos shkojnë pas famës. Kam shkruar edhe një libër në lidhje me këtë gjë, që do të botohet së shpejti. Do të flas për historinë time, do të them gjithçka kam parë në botën e futbollit, duke mësuar shumë gjëra gjatë martesës sime me Xhemailin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here