Danezët më keq se ne, një gol i lënë hapur trondit skandinavët

Në Shqipëri kemi probleme me skemën me play-off e play-out në Kategorinë e Parë, sepse edhe kjo skemë nuk eviton tolerimet e lëshimet qesharake të ndeshjeve, por le t’ia bëjmë qejfin vetes: ka edhe më keq se ne! Fundjavën e shkuar në Danimarkë u luajt java e fundit e sezonit të rregullt, sepse edhe aty zbatojnë një sistem play-off e play-out që është absurd: 8 skuadrat e fundit në renditje luajnë pa fund për të përcaktuar kush shkon në Europa League e kush bie nga kategoria dhe skema është aq e ngatërruar, saqë nuk po zgjatemi me shpjegime.

Thjesht, 8 skuadrat e fundit ndahen në 2 grupe dhe në javën e fundit të sezonit të rregullt ngjeshja në renditje ishte e madhe, aq sa skuadrat ndryshonin grup në varësi të një pike.

Luhej ndeshja Mitjeland-Sonderjyske: vendasit luajnë për titull, Sonderjyske për mbijetesë. Ndeshja ishte 1-1 deri në fund, kur Sonderjyske mësoi se me një pikë shkonte në grupin A play-out, që ishte shumë më i vështirë se grupi B, ku bëjnë pjesë dy ekipe me pak pikë.

Si i bëhet? Sonderjyskes i duhej fitorja: u tha, u bë! Në minutën e fundit të ndeshjes një sulm i Mitjelandit, mbrojtja bën sehir dhe gol. Në Twitter faqja e Sonderjyskes shkruante: “Pësuam gol në minutën e 89-të, por është goli më pak trishtues në histori. Shkuam në grupin e mirë play-out”.

Edhe kjo “cicërimë” mjaftoi që Federata daneze të nisë një hetim, pasi në fundin e ndeshjes dukej qartë që Sonderjyske hapi portën. Sonderjyske rrezikon shumë, nëse shpallet fajtor, por ndërkohë edhe Federata daneze ka faj, për një sistem komik për përcaktimin e skuadrave që bien nga kategoria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online