Efenberg “shkatërron” Nejmarin, ngre në qiell Manxhukiç dhe kritikon Bajernin!

Ish-mesfushori i kombëtares së Gjermanisë, Stefan Efenberg, ka dhënë një intervistë për portalin T-Online, ku i ka thurur elozhe sulmuesit kroat Mario Manxhukiç, duke vlerësuar edhe futbollistin e tij në krahasim me atë të Nejmarit.

Efenberg thekson se “Manxhukiç është një nga tre sulmuesit më të mirë në botë, për mënyrën se si punon dhe sakrifikohet për ekipin. Në kohën shtesë ndaj Anglisë ishte thelbësor. Nëse sot do të ishte më i ri, do të vlente patjetër 200 mln euro… Nëse do të ishte më i ri, do ta preferoja 10 herë më shumë se sa Nejmari”.

“Kurrë nuk e kuptova pse Bajerni e shiti”.

Sakaq, edhe Modriç ka folur për Manxhukiçin: “Eshtë i rëndësishëm për ne, për karakterin që ka, për dëshirën dhe grintën. Një luftëtar, sepse na motivon me sjelljen e tij. Të shpresojmë që edhe në finale të jetë po njësoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *