Guri i rëndë, jo vetëm në vendin e tij; Ostende i gëzohet sulmuesit!

0

Nëse Kukësi nuk po gjen “paqe” dhe rrezikon edhe të eliminohet që në turin e dytë të Champions League, për Sindrit Gurin aventura në Belgjikë po shkon “vaj”. Në miqësoret e zhvilluara deri tani, duket se sulmuesi jo vetëm ka bërë për vete trajnerin, por edhe tifozerinë dhe shtypin belg…

Në miqësoren e sotme në mbrëmje, Ostende ka mundur me rezultatin e thellë 4-1 Zulte Varegenin dhe Guri ka qenë protagonist me lojën e tij, aq sa ka goditur edhe shtyllë dhe i është afruar golit personal. Ai u zëvendësua në minutën e 60-të.

Guri, kujtojmë, është pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe trajneri Kristian Panuçi duket se po fërkon duart që tani, sidomos duke parë problemet në sulm të kombëtares.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.