Eder ndahet me Interin, por mbetet brenda “familjes”

0

Javët e fundit kanë qenë të mbushura me afrime nga më të bujshmet në klubin zikaltër. Por, tek Interi ka ardhur koha për të bërë disa spastrime dhe i pari që do ta pësojë është sulmuesi italiano-brazilian Eder, i cili me ardhjen e dyshes së sulmuesve Martinez dhe Politano nuk më hapësira për aktivizim.

31-vjeçari i jep fund aventurës së tij te zikaltrit pas dy sezonesh (e gjysmë), ku në të shumtën e rasteve u aktivizua nga stoli. Me Interin Eder arriti të fitojë dhe një vend në kombëtaren  e Italisë ku arriti të merrte një vend formacioni në Italinë e drejtuar asokohe nga Antonio Konte.

Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit do të jetë klubi Xhiangsu Suning, i cili është në pronësi të pronarit aktual të Interit Zhang Xhindong, pra mund të thuhet se kemi të bëjmë me një transferim brenda “familjes” zikaltër.

Braziliano-italiani e ka pranuar destinacionin kinez, sipas SkySport, që raporton se Interi do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa Eder do të firmosë për 2 vite e gjysmë, me 27 milionë euro bruto në total.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.