“E parandjeva, kroatë eja shijojeni Shqipërinë”, Bushiç sfidon Hajdukun

0

Tomisllav Bushiç dhe Teuta po vazhdojnë përgatitjet në Bullgari për ndeshjen e parë të Ligës së Europës. Shorti vuri përballë ekipit durrsak letonezët e Ventspils. Nëse ekipi i Shkëmbit ia del, me shumë mundësi do të jetë përballë Hajduku i Spilit, i cili nuk pritet të hasë probleme përballë maltezëve te Gzira Junajtid.

Më shumë se të gjithë e dëshiron Bushiç këtë përballje. Sulmuesi kroat i Teutës është aktivizuar gjatë sezoneve 2004-2007 me Hajdukun e famshëm, ekip me të cilin u shpall kampion në vitin 2005, përpara se të huazohej drejt Dinamos së Kievit, aty ku qëndroi vetëm fazën e parë.

Bushiç u rikthye përsëri në Split, ku qëndroi deri në verën e vitit 2009. 33-vjeçari ka dhënë një prononcim interesant për “Sportske Jutarnji“,  duke u ndalur te përballja e mundshme në turin e dytë të Ligës së Europës, Teuta, trajneri Bledi Shkëmbi dhe bukuritë e Shqipërisë.

FAZA – “Jemi duke u përgatitur në Bullgari. Pasi u ndanë grupet e skuadrave me rivalët e mundshëm, e ndjeva se mund të ndesheshim me Hajdukun. Thjesht pata një ndjesi. Fillimisht duhet të kalojmë Ventspils. Donim që disa skuadra të mos na binin, si polakët, kazakët dhe qipriotët. Jemi të lumtur për skuadrën që na ra në short dhe me faktin që ndeshjen e dytë e luajmë në Shqipëri. Përfaqësues të klubit tonë do i shikojnë ata, e dinë që renditen në vendin e pestë në kampionatin e tyre që po luhet tani. Duhet t’i kalojmë.”

HAJDUKU – “Po e pres me padurim atë ndeshje, megjithatë ne së pari duhet të kalojmë pengesën e parë. Gjithsesi besoj se do të kemi një duel me Hajdukun. Do të më pëlqente të luaja në Poljudu, ku jam rritur duke luajtur si djalë i ri. Nuk ka kënaqësi më të madhe.”

Pyetja klasike, a do festoje nëse shënon? – “Çfarë pyetje! Kam shënuar në Hajduk kur isha pjesë e Slaven Belupo. Nuk festova në respekt të ish-klubit im. Gjithsesi, është klubi ku unë u rrita dhe më bëri ky që jam. Po luaj sërish dhe do ishte bukur të shënoja, edhe pse Hajduku do të jetë sigurisht favorit në atë duel.”

SHKËMBI – “Bledi është një trajner i shkëlqyer, ashtu si pjesa tjetër e stafit. Profesionalisht është në një nivel të lartë. Besoj se do të na përgatisë mirë për Ventspils dhe pastaj për Hajdukun. Disa lojtarë janë larguar, kanë ardhur të tjerë të rinj. Kemi nevojë për sulmues, pasi kam në r vetëm unë në repartin ofensiv.”

SHQIPËRIA – “I gjithë vendi është i bukur, ka diçka për të parë. Po kaloj shumë mirë në Shqipëri, është viti i pestë që jam këtu, i katërti klub me të cilin po luaj dhe kam njëfarë reputacioni në kampionat. Shpresoj të luajmë me Hajdukun dhe tifozët që do të vijnë do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e këtij vendi”.

STADIUMI – “Luajmë në një stadium që merr 7-8 mijë dhe kur ka ndeshje të forta vijnë shumë. Njerëzit në Shqipëri e duan futbollin dhe në vitet e fundit ka rritje. Me Ventspils me siguri do të luajmë në stadiumin tonë dhe nëse kualifikohemi atëherë mund të luajmë në Elbasan Arena, që ka një kapacitet më ta madh.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.