Vetel akoma i nxehur: ”Ta djegim rregulloren”

Vazhdojnë polemikat për atë dënim të Vetel në garën e Kanadasë. Gjermani gjatë një dalje nga pista desh krijoi një aksident mes tij dhe Hemilton. Komisarët e garës e konsideruan të parregullt manovrën e Fetel dhe e dënuan me pesë sekonda. Ky veprim i tyre i hoqi nga dora fitoren gjermanit, i cili ishte dukshëm më i shpejtë se Mercedes.

Pas kësaj Fetel lëshoi një sërë deklaratash dhe gjestesh në formë proteste. Ai u shpreh se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi makina sapo kishte dalë nga bari dhe nuk kishte fërkimin e duhur me asfaltin. Ferrari e apeloi vendimin e komisarëve kanadezë, duke e konsideruar si të pa bazuar në rregullore.

Apelimi i skuadrës kokëkuqe nuk është pranuar dhe ka mbetur në fuqi fitorja e Hemilton. Ai ka komentuar edhe pas kësaj ngjarje, duke u shprehur se ka humbur filozofia e garës. “Kështu edhe filozofia e garës humbi bashkë me shumë paragrafe në rregullore. Ka mbetur vetëm t’i djegim ato letra”, u shpreh tre herë kampioni i botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online