E papritur, shkarkohet trajneri i Feronikelit

0

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajneri i Feronikelit. Eliminimi në raundin e dytë të kualifikueseve të Europa League ka rezultuar vendimtar për të ardhmen e trajnerit nga Shkupi në stolin e kampionëve të IPKO Superligës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga klubi, bëhet e ditur se vendimi është marrë për shkak të rezultateve të fundit. Nën drejtimin e Ramadanit Feronikeli u shpall fitues i kampionatit dhe Kupës së Kosovës, ndërsa në arenën evropiane skuadra nga Drenasi ia doli të kalonte turin paraeliminator.

NJOFTIMI I KLUBIT

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.