E mbani mend dështimin e Junajtid dhe Lacios? Rikthehet në Premier Ligë

0

Një emër shumë i njohur për tifozët e Mançester Junajtid, por dhe atyre të Lacios, është Ravel Morrison. I dalë nga akademia e “Djajve të Kuq”, së bashku me emra si Pogba dhe Lingard, Morrison shihej si një futbollist me të ardhme të ndritur, madje dhe Aleks Ferguson tha fjalë shumë të mira për të në sezonin 2012/13, kur mesfushori anglez luajti dhe disa ndeshje për ekipin A të “Djajve”.

Por që nga largimi i Ferguson, mesfushorit nuk iu besua më nga trajnerët e tjerë, duke u larguar nga Mançester Junajtid drejt Lacios, në kampionatin italian. Futbollisti tjetër i “Djajve” që ishte transferuar në Serie A, ishte Pol Pogba te Juventus dhe tifozët e Lacios parashikonin një rezultat të njëjtë me francezin, por u zhgënjyen shumë.

Pas 4 sezoneve për t’u harruar (2015-19), Morrison u rikthye në Angli, duke kapërcyer sa në një skuadër në tjetrën, madje dhe në nivelet më të ulëta të futbollit britanik. Tashmë, duket se fati i ka trokitur në derë, pasi ekipi i Premier League, Shefilld Junajtid i ka besuar dhe ka firmosur me të. Çfarë rrugëtimi…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.