E kryer: Batha qëndron në Superiore dhe firmos brenda pak orësh

0

Telenovela Idriz Batha, seria e tretë: mesfushori nuk firmosi te Shkëndija e Tetovës për faj të kampionëve të Maqedonisë, nuk firmosi as në Greqi sepse Larisa bëri naze në momentin e fundit, por duket se erdhi e treta e vërteta!

“SportEkspres” mëson se e marta do ta shohë ish-mesfushorin e Partizanit me ekip të ri, sepse do të firmosë në Vlorë, te Flamurtari.

26-vjeçari ka qenë pikë kyçe e Partizanit në 4 sezonet e fundit, ndërsa këtë verë përfundoi kontratën dhe u largua me parametër zero, një humbje e madhe për të kuqtë, që nuk po arrijnë të përfitojnë për lojtarët që kanë treg.

Te Flamurtari Batha do të përforconte ndjeshëm mesfushën, ku sezonin e shkuar ishin lojtarë kyçë Useini e Sidibe, por nëse i pari ka firmosur, për Sidiben nuk dihet asgjë, pasi ishte në pronësi të Besëlidhjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.