E enjtja vendimtare për Kale, Flamurtari pret dhe një tjetër

Flamurtari e nis kampionatin në Durrës kundër Teutës, ndërkohë që drejtuesit duhet t’i japin zgjidhje dy pistave të merkatos. Elton Kale është ai që mban “peng” vlonjatët. Sulmuesi anësor është ende nën kontratë me Kukësin dhe kuqezinjtë nuk e kanë prezantuar.

Momentalisht braziliani është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, i cili ende nuk mund të bëjë llogari me të për ndeshjen me Teutën. Me shumë mundësi të enjten do të vijë edhe përgjigja. Eliminimi i Kukësit nga Europa League e nxjerr të lirë lojtarin dhe më pas mund të firmosë me Flamurtarin.

Vlatko Drobarov është një tjetër objektiv i kuqezinjve. Prej kohësh palët janë në bisedime, por ende nuk është konkretizuar marrëveshja. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar vjet ishte pjesë e Aris në Qipro, për t’u transferuar në prill në Arabinë Saudite. Në qershor u largua nga aty dhe tanimë është lojtar i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *