E bujshme: Beshiktashi ndjek talentin e Partizanit!

0

Esat Mala ende nuk ka rinovuar me Partizanin, por është ende nën kontratë dhe çdo klub që e dëshiron duhet të paguajë për kartonin e tij. Mesfushori qendror, i cili është parë të luajë më së shumti ai sulmues i majtë, tanimë lakohet si opsion te gjiganti turk i Beshiktashit.

Në lajmin e raportuar thuhet se Mala i është ofruar Beshiktashit dhe mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të tërheqë vëmendjen e klubit turk. Momentalisht turqit po e ndjekin me vëmendje 20-vjeçarin, i cili po vëzhgohet edhe nga klube të tjera.

Sezoni i fundit në Superiore ka qenë mjaft i mirë për mesfushorin, i cili u shpall edhe kampion. Mesfushori i “demave të kuq” është aktivizuar këtë sezon në 32 ndeshje dhe ka arritur të shënojë katër gola, ndërkohë që së fundmi është aktivizuar titullar në ndeshjen që Shqipëria U21 barazoi me Turqi me rezultatin 2-2. Në stadium ishin disa menaxherë turq që e panë nga afër mesfushorin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.