Dy vjet pritje, Arapi shënon dhe fluturon si shqipojnë!

Një ndeshje kreu kundër Ankaragyçysë, një finale e vërtetë, rasti ideal që Renato Arapi të shënonte një gol me shumë peshë, të parin personal në Turqi. Luan te Boluspori prej verës së vitit 2016, por mbrojtësi durrsak e gjeti sot golin e parë me klubin turk, që lufton për ngjitje në Superligën turke.

Në minutën e 36-të Arapi shënoi golin që çoi përkohësisht rezultatin në 2-0, duke shkuar në zonën kundërshtare dhe duke pasur qetësinë për të ndalur topin e për të shënuar, ndërsa Boluspori fitoi 3-1.

Për 31-vjeçarin është një moment fantastik, sepse është kthyer në lojtar kyç te ekipi i tij dhe luan i majtë, qendërmbrojtës apo i djathtë, si në ndeshjen e sotme.

Titullar fiks këtë sezon, Arapi shpreson më në fund të kapë Superligën, sepse vendi i dytë është vetëm 4 pikë larg dhe gjithashtu ekziston shansi në play-off.

Pas golit ish-kampioni i Shqipërisë me Skënderbeun festoi duke bërë simbolin e shqipes, një festë që e kishte pritur gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *