Direkt/ Partizani në avantazh në pushim, falë Hoxhës dhe Prognit

Partizani gjeti optimizëm nga fitorja e thellë ndaj Lushnjës javën e shkuar dhe tashmë sheh nga vendi i tretë, pasi edhe Flamurtari po shfaq luhatje në lojë e rezultate. Megjithatë, Partizani sot luan një ndeshje delikate në Durrës, ndaj Teutës që gjithashtu vjen me moral të lartë nga fitorja në Kamzë dhe sot kërkon të parakalojë Teutën. Barazimi vlen pak për secilën palë, pritet një ndeshje e bukur.

KRONIKA

90’+5 Teuta e gjitha në sulm, për një kros të fundit në zonë. Edhe Moçka përpara, mbrojtja e Partizanit e harron dhe vlonjati me kokë shënon!!!

25′ Gol Partizani, Progni! Pasi kaloi frikën e penalltisë së humbur nga Teuta, Partizani hidhet në sulm dhe shënon me lojtarin e vet më në formë, Prognin. Një kros në zonë, qendërmbrojtësi i Teutës e lë topin keq në zonë dhe Progni gjuan fort, duke shënuar!

17′ Belica shkakton penallti me një ndërhyrje të gabuar ndaj Çyrbjes, vendim i saktë i arbitrit. Megjithatë, nga pika e bardhë vetë Çyrbja gabon, sepse Alban Hoxha fluturon në të djathtë të tij, duke grushtuar, ndërsa më pas një lojtar durrsak gjuan mbi traversë!

Superiore, java e 23-të

E diel, 4 mars 2018, ora 17.00, stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Teuta – Partizani     1-1

Shënues: Moçka 90’+5 / Progni 25′

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Amir Bilali, Shkalla, Hakaj, Beqja, Alhasan ( Bilali 66′), Hila (Kruja 78′), Lajthia (Dediç 46′), Çyrbja, Latif. Të gatshëm: Kastrati, Lika, Hugo, Vila.

Trajner: Gentian Begeja

Partizani: Hoxha, Kotobelli, Gojkoviç, Belica, Ibrahimi, Mala, Batha, Trashi, Asani (Çulum 60′), Progni, Bardhi. Të gatshëm: Sulenji, Kalari, Atanda, Ramadani, Lukas, Abdurahimi.

Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Shkalla 55′ / Belica 17′, Gojkoviç 55′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Paulin Simoni. Pas porte: Klajdi Kola, Orlando Kuka.

Vëzhgues: Ilir Kristo; Delegat: Yvil Zajmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online