Dy idiotë ofendojnë kujtimin e Salas, menjëherë në pranga

0

Të shtunën Kardifi luajti kundër Sauthemptonit dhe ishte ndeshja e parë që pas zbulimit të trupit të pajetë të sulmuesit Emiliano Sala, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjike, me avionin që po e çonte për në Angli, por që u rrëzua në Kanalin anglez.

Do ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e Kardifit, që tashmë ka përpara edhe një betejë ligjore me francezët e Nantës, pasi nuk dihet çfarë do ndodhë me 17 milionë eurot që do paguheshin në bazë të marrëveshjes.

Ndërkaq, dje duhej të ishte një ditë respekti për kujtimin e futbollistit fatkeq, por dy tifozë të Sauthemptonit nuk mundën ta frenonin idiotësinë dhe injorancën e tyre.

Gjatë ndeshjes tifozët u drejtuan nga tribuna ku ishin tifozët e Kardifit dhe imitonin avionin, duke bërë si klounë.

Për fatin e tyre të keq, Anglia nuk është Shqipëria, ndaj të dy përfunduan në pranga dhe do dalin para gjykatës.

Ndërkaq, Sauthempton ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka dënuar ashpër ngjarjen dhe i ka përjashtuar për 3 vjet nga stadiumi tifozët skandalozë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.