Durmishaj i vë vulën: Nuk kafshohet dora që të ushqen!

1

Fiorin Durmishaj ka vendosur të flasë dhe duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. Sulmuesi i Panionios, i cili deri para pka kohësh mbronte ngjyrat e Shqipërisë, teksa është aktivizuar me kombëtaren U21, ka vendosur të luajë për Greqinë. Nuk e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por është e kuptueshme që e ka ndarë mendjen.

“Nuk mund të mos e dua këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj, siç ndodhte në fillim. Dora që të ushqen nuk kafshohet. E respektoj këtë vend në maksimum. Kam ardhur në Greqi me familjen në një moment të vështirë dhe na kanë ndihmuar shumë. Kjo është edhe arsyeja pse dua ta nderoj këtë vend sa më shumë që të mundem”, është shprehur Durmishaj për “Total Fooball”.

Më tej ai ka shtuar: “Është një nder i madh për mua që trajneri i Greqisë, Angelos Anastasiadis, si dhe Angelos Basinas, kanë folur aq mirë për mua. Dua të tregoj më të mirën time dhe të justifikoj ato që ata kanë thënë për mua”.

Durmishaj gjatë intervistës në emisionin Total Fotball
You might also like
1 Comment
  1. nik says

    KY eshte formimi familiar. Dora qe Te ushqen eshte puna jote dhe e familjes. Nuk ka rendesi se ne cilin shtet jeton. Do ti kuptosh keto kur te rritesh por do jete vone…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.