Rekord biletash të shitura, Milani “pushton” stadiumin e Kievos

0

Skuadra e Milanit po kalon një moment shumë të mirë dhe rezultatet që kuqezinjtë kanë marrë kanë qenë shumë të kënaqshme. Sidomos në vitin 2019, ku Milani duket i pandalshëm. Kjo formë e mirë e të besuarve të Gatuzos ka bërë që edhe tifozët të jenë më të afërt me klubin.

Kjo gjë dallohet dhe te biletat e shitura, si në ndeshjet në shtëpi, dhe në ato në transfertë. Sot, Milani luan kundër Kievos dhe “Djalli”, do të ketë me vete më shumë se 4000 tifozë. Siç raporton “Gazetta Dello Sport”, janë shitur 3380 bileta për miqtë, por pritet të ketë mbi 4 mijë të tillë në stadiumin e Kievos.

“Stadio Bentegodi” pritet të jetë i tejmbushur nga tifozë të të dyja skuadrave, duke parë rëndësinë e ndeshjes. Kievo është thuajse e rënë nga kategoria dhe nëse nuk bën mrekullinë në 12 ndeshjet e fundit, sezonin e ardhshëm do e shohim në Serie B. Ndërsa Milani qëndron në vend të tretë dhe duhet të ruajë ecurinë e mirë, pasi Interi e ndjek nga pas me vetëm një pikë më pak.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.