Duelojnë Shqipëria dhe Kosova, sulmuesi huazohet në Austri

0

Austriakët e Salsburgut kanë vendosur të huazojnë përsëri sulmuesin shqiptar. Pasi luajti gjatë vitit 2018 në Gjermani me ekipin e Magdeburgut, Mërgim Berisha do të kalojë tek ekipi i Altajit në elitën e futbollit austriak.

Eksperienca në Bundesliga 2 nuk shkoi mirë për 20-vjeçarin, i cili luajti katër ndeshje me Magdeburgun. Shqiptari i lindur në Gjermani ka një kontratë deri në verën e vitit 2020 me gjigantët austriak, që besojnë shumë tek kualiteti i Berishës.

Shqipëria dhe Kosova interesohen prej kohësh për shërbimet e sulmuesit, por ky i fundit nuk ka marrë akoma një vendim dhe nuk ka zgjedhur akoma për të ardhmen e tij. Ai zotëron pasaportë austriake dhe zgjedhja midis Shqipërisë dhe Kosovës do ta detyronte të hiqte dorë nga pasaporta e vendit aristokrat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.