Drejtuesi i Dortmundit qorton skuadrën, shkak bëhet një berber

Borusia e Dortmundit pësoi një humbje të thellë në transfertën ndaj Totenhemit, ku londinezët mundën verdhezinjtë me rezultatin 3 – 0. Së fundmi mediet gjermane kanë zbuluar se një ditë para përballjes në hotelin e skuadrës ka ardhur një berber, që ka qethur pjesën më të madhe të lojtarëve.

Në pamje të parë mund të duket diçka normale, por tifozët e skuadrës gjermane nuk e kanë pritur mirë këtë veprim, duke marrë parasysh paraqitjen zhgënjyese të skuadrës së tyre.

Çështja ka shkuar deri aty sa kreu i klubi Hans-Joakim Vacke ka bërë një mbledhje me skuadrën ku u ka kërkuar lojtarëve që të mos ta përsërin këtë veprim në të ardhmen dhe të fokusohen krejtësisht te ndeshje dhe më pas të pamja fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *