VIDEO/ Si kurrë më parë! Ançeloti shpërthen dhe këndon himnin e Real Madrid në fund, i pari trajner në histori që arrin 6 finale në Champions League

Si kurrë më parë, Anceloti ka shpërthyer pas një fitore të Real Madrid. Gjithmonë e kemi parë të ftohtë dhe të palëvizur, pavarësisht dramave dhe fitoreve emocionuese të madrilenëve. Në të njëjtën mënyrë arritën që të përmbysnin Bayern Munchen në shifrat 2-1 dhe të kalonin në finale. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Anceloti ka kënduar himnin e Realit. Ndërkohë ky trajner është bërë i vetmi në histori që ka arritur gjashtë finale në Champions League. /Sport Ekspres/