Drama e Les Herbiers, nga finalja e kupës te makthi i rënies nga kategoria

0

Përrallat janë të bukura, por nuk janë reale, kjo është e keqja. E ka kuptuar mirë Les Herbiers, klubi i divizionit të tretë francez, që këtë sezon mahniti Francën dhe bëri diçka heroike, duke shkuar deri në finalen e Kupës së Francës, ku u mund nga PSG, por nuk u turpërua.

Nga stadiumi kombëtar në Paris te fushat e National, tronditja është e madhe dhe duket se Les Herbiers nuk e ka përballuar dot një javë të çmendur.

Sot skuadra modeste luante në fushën e Beziers, skuadra e vendit të tretë, që donte patjetër fitoren që mund ta ngjiste në Ligën 2. Gjithçka varej nga Grënobël, që mbante vendin e dytë dhe priste Ententen: nëse nuk humbiste, Grënobël ngjitej në Ligën 2 së bashku me Red Starin kampion, si dhe shpëtonte Les Herbiers.

Gjithçka ters për finalistët e Kupës së Francës, sepse vetë u mundën 4-1 në Beziers, ndërsa Grënobël u mund bujshëm 2-3 nga Entente. Në gjithë fushat e tjera rezultatet ishin negative për Les Herbiers, që zbret në futbollin amator. E pabesueshme!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.