Dita: Në derbi dua të fitojë Tirana, sot lamë dy pikë

Bruno Dita ishte autori i golit për Skënderbun. Pas ndeshjes mesfushori theksoi në “Supersport” se ai ka ende për të punuar, por në të njëjtën kohë veçoi se për merkaton mendon vetëm klubi.

NDESHA – “Jam shprehur mirë në fushë. Kur ka besim luan më mirë çdo lojtar. Them se e kam bërë detyrën time deri diku, edhe pse kam akoma për të dhënë dhe nuk jam shumë i kënaqur”.

GOLI – “Ishte mungesë përqendrimi nga lojtarët e Tiranës. Kemi 2 javë që e kemi provuar në stërvitje. Na doli në ndeshje dhe jemi të kënaqur”.

MERKATO – “Nuk di gjë, është klubi që mendon për mua dhe të ardhmen. Unë duhet të jap më të mirën në fushën e lojës. Më pas nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

DERBI – “Shpresoj të fitojë Tirana. Të luajë si me ne, edhe pse ne nuk ishim në ditën tonë më të mirë. upri të fitojë Tirana dhe ne të bëjmë më të mirën tonë, Nuk është roli im para mbrojtjes, por ma ka kërkuar trajneri dhe do të bëj më të mirën. Them se kam luajtur mirë, edhe pse ka vend për përmirësim”.

KREU – “Sot lamë dy pikë do të thosha. U gëzuam që Partizani u ndal, por Tirana është ekip i mirë, edhe pse nuk ka pasur rezultate të mira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *